Zhdukjet e të miturve: Dhuna i “përzë” fëmijët nga shtëpia

Kosova

Zhdukjet e të miturve: Dhuna i “përzë” fëmijët nga shtëpia

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:53
Ilustrim

Në kërkim të kriminelëve janë 24 orë në ditë.

Mirëpo, policëve kohëve të fundit u është shpeshtuar dalja në kërkim edhe të fëmijëve të zhdukur.

Vetëm në muajin e kaluar ishin dy raste të tilla, ndonëse policia mund të ketë edhe të dhëna të tjera, por që nuk ia dha televizionit këto statistika.

Për faktorët e zhdukjes së fëmijëve, foli profesionistja e fushës, Mirjeta Pestisha, e cila ndër të tjera tha se rastet e zhdukjeve kanë të bëjnë më shumë kur ka dhunë në familje.

Psikologia e fëmijëve tha se kur të zhdukurit gjenden pasojat janë mjaft të rënda.

E nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë thanë se situatën do ta bënte më të lehtë krijimi i qendrave gjithë ditore ku fëmijët mund të qëndrojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat