Peci: Mbështetja për fermerët po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Kosova

Peci: Mbështetja për fermerët po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 16:08
Pestovë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar Pestovën, njërën nga zonat kryesore për kultivimin e patates në Kosovë.

Ai u takua me një fermer, i cili punon rreth 20 hektarë tokë me patate, duke e vazhduar traditën familjare 60-vjeçare.

Peci ka shkruar se gjatë tre viteve të qeverisjes së tanishme, Vushtrria ka përfituar gjithsej 5.6 milionë euro vetëm nga grante, ndërsa këtë vit nga MASA 1, Vushtrria ka marrë 1,022,602.55 euro.

Ai e vuri në dukje se mbështetja për fermerët po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat