Lladrovci pret në takim Bajram Berishën, familjarin e heronjve të rënë në luftë

Kosova

Lladrovci pret në takim Bajram Berishën, familjarin e heronjve të rënë në luftë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim miqësor, Bajram Berisha nga fshati Shtuticë i Komunës së Drenasit.

Ku familjes së tij ju vranë pesë anëtarë në luftën e fundit nga forcat serbe.

Lladrovci ka pohuar se “Baca Bajram, mbetet histori dhe simbol i qëndresës së vuajtjeve të popullit tonë”.

“Për më shumë se 25 vite, familja e Bajram Berishës, nuk i kishin gjetur eshtrat e djalit dhe djalit të vëllait, që ishin të zhdukur, vetëm vitin e kaluar, shpirti i tij dhe familjes Berisha, u qetësua, pasi që tani bijtë e tyre, prehen në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat