Atmosferë gare, emocione dhe shumë energji pozitive karakterizuan finalen e garës me trotinete në gjashtë shkolla të vendit.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” që nga viti 2013 e tutje, nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.
Erand Musolli, i cili fitoi vendin e parë, u shpreh i emocionuar për fitoren e tij në këtë garë.
Musolli: Kam ushtruar tri ditë para garës
“Jam shumë i emocionuar... po ndihem shumë mirë kam ushtruar tri dite para garës dhe rregullat i di”, tha Musolli.
Një tjetër garuese që e fitoj vendin e dytë, Liana ndihet e kënaqur me vendin e dytë të garës me trotinete.
Liana: Kam ushtruar shumë para garës
“E kam fituar vendin e dytë, po ndihem shumë mirë...Kam ushtruar shumë para garës...Po rregullat i di”, thekoi ajo.
Ndërsa, Lior Osmani, fitues i vendit të tretë, theksoi se i di rregullat e përdorimit të trotinetit.
Osmani: I kam mësuar rregullat
“Nga ligjëratat kam mësuar mu ndal, mu ndal në zebra. E fitova vendin e tretë,...Po jam shumë mirë, kam ushtruar tri ditë para garës. Nga ligjëratat kam mësuar mu ndal, mu ndal në zebra”, tha Osmani.
Ai shton se ka mësuar te gjitha rregullat në komunikacion për drejtimin e trotinetit.
Nga Kolegji Tempulli, Muhamet Krasniqi tha se qëllimi i kësaj është që të vedijësohen fëmijët në shkolla, në mënyrë që sipas tij, të jenë sa më të sigurt në rrugë.
Krasniqi: Qëllimi është që të promovojmë sigurinë rrugore
“Qëllimi është që të promovojmë sigurinë rrugore duke ngase trotinete. Qëllimi i këtij aktiviteti është që t’i vetëdijësojmë fëmijët për ngasjen e trotineteve duke ditur se viteve të fundit trotinetet janë te rregullat në trafikun rrugor në hapësirat e caktuara për lëvizjen e tyre, dhe kemi disa aksidente në rrugë. Dhe qëllimi tjetër i kësaj është që të vetëdijesohet ky komunitet në mënyrë që të jenë sa më të sigurt në rrugë. Në edicionin e 9-të të revistës shkollore “Siguria në rrugë”, një projekt ndërkombëtar që zhvillohet që nga viti 2013 sivjet kemi pasur rreth 600 pjesëmarrës të klasave të para nxënëse fatosa të vegjël të shkollave fillore në pjesën teorike, ndërsa në pjesën praktike Ministria e Arsimit ka përzgjedhur gjashtë shkolla nga mbarë vendi të cilat kanë marrë pjesë sot në këto gara për të treguar shkathtësitë e tyre teknike ne drejtimin e trotineteve”, tha Krasniqi.
Nga organizatorët u tha se këto aktivitete të zhvilluara për më shumë se një dekadë, kanë kontribuar ndjeshëm në ngritjen e vetëdijes së nxënësve për sigurinë rrugore dhe kane ndihmuar në mbulimin e boshllëqeve ekzekutuese në aspektin e edukatës fizike.
Në këtë garë morën pjesë nxënës të klasave të para nga gjashtë shkolla fillore të Kosovës: SHFMU “Naim Frashëri” – Prishtinë, SHFMU “Jeronim de Rada” – Ferizaj, SHFMU “Asdreni” – Pejë, SHFMU “Fehmi Agani” – Gjakovë, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”- Obiliq dhe SHFMU “Daut Bogujevci”- Fushë Kosovë.