Raste të fruthit në rritje – Infektologu Ramadani: Shkak mund të jetë mosvaksinimi

Kosova

Raste të fruthit në rritje – Infektologu Ramadani: Shkak mund të jetë mosvaksinimi

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 11:11
Infektologu Hamdi Ramadani

Kohëve të fundit në vend janë shënuar disa raste me fruth, një sëmundje ngjitëse që prej vitesh nuk ishte raportuar në vendin tonë.

Kjo ka ngjallur shqetësim tek qytetarët dhe autoritetet shëndetësore.

Infektologu Hamdi Ramadani, në një intervistë, për emisionin ‘Fol me Arin” ,  tha se shkaku i shfaqjes së rasteve të reja mund të jetë mosvaksinimi.

“Shpresoj që ecuria e kësaj sëmundjeje te të prekurit të jetë e favorshme, në kuptimin që do të kalojë pa ndërlikime”,  deklaroi ndër tjerash ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat