Moti sot: Me diell dhe më i freskët, temperatura maksimale shkon deri në 28°C

Kosova

Moti sot: Me diell dhe më i freskët, temperatura maksimale shkon deri në 28°C

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe më i freskët, si pasojë e masave më të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje për disa gradë.

Me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat