Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

Kosova

Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës.

"Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s", njofton IHMK.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat