IKShPK apelon qytetarët që të kujdesen për sigurinë e ushqimit në temperatura të larta

Kosova

IKShPK apelon qytetarët që të kujdesen për sigurinë e ushqimit në temperatura të larta

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar qytetarët që të kujdesen për sigurinë e ushqimit që e konsumojnë në këto ditë me temperatura të larta.

IKShPK thotë se përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit mund të parandalohet rritja e baktereve.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat