Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

Kosova

Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapësirë të autopjesëve.

Këtë e bëri të ditur Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri.

I njëjti shtoi se janë në lokalizim e sipër të zjarrit, dhe se deri tani nuk bëhet fjalë për të lënduar.

“Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat