Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Skifteraj të Vitisë

Kosova

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Skifteraj të Vitisë

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 00:13
Demet

Në fshatin Skifteraj të Vitisë breshëri ua dëmton qytetarëve kulturat bujqësore

Gjatë ditës se djeshme në fshatin Skifteraj të Vitisë pati reshje të mëdha, por edhe breshër.

Një qytetare ka treguar se familjes së saj iu shkaktuan dëme të mëdha nga kjo.

Ajo tha se kanë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore në pronat e familjes së saj.

Poashtu, qytetarja shtoi se këso dëmesh patën edhe para tre apo katër viteve, por e njëjta shtoi se nuk morën mbështetje nga niveli lokal dhe qendror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat