Zjarret po shtohen në Kosovë, zjarrfikësit kërkojnë ndihmë

Kosova

Zjarret po shtohen në Kosovë, zjarrfikësit kërkojnë ndihmë

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 11:32
Jeton Avdiu

Me rritjen e temperaturave, janë shtuar edhe rastet e zjarreve në rajonin e Ferizajt.

Sipas zëvendëskomandantit të zjarrfikësve, Jeton Avdiu, vetëm gjatë muajit qershor janë realizuar 71 intervenime, shumica prej tyre në zona fushore.

“Gjatë javës kemi pasur shumë raste, por vetëm të dielën kemi pasur gjashtë zjarre, kjo tregon se shkaktarët janë vetë njerëzit, të cilët e kanë pasur të dielën pushim dhe kanë shkaktuar më shumë”, tha Avdiu në emisionin “Fol me Arin”.

Ai theksoi se kapacitetet janë larg të mjaftueshme për një qytet si Ferizajt.

“Na mungojnë edhe 73 zjarrfikës që të funksionojmë si duhet, por fatkeqësisht nuk i kemi”, shtoi ai.

Në fund, Avdiu apeloi për kujdes të shtuar, sidomos nga bujqit, që të mos shkaktojnë zjarre me qëllim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat