Zjarri në majën e Goleshit ende aktiv – terreni i paqasshëm për zjarrfikësit

Kosova

Zjarri në majën e Goleshit ende aktiv – terreni i paqasshëm për zjarrfikësit

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që kaploi majën e Goleshit të premten, është duke vazhduar edhe sot.

Kështu ka bërë të ditur për media, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Ai tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve.

“Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikësve. Vende-vende është i paqasshëm për zjarrfikësit”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat