Djegia e tokave bujqësore dhe pyjore në fshatin Zallq të komunës së Istogut ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët.
Siç raportojnë lexuesit, zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave.
Kështu duke rrezikuar shtëpitë që gjenden në afërsi të vatrave të zjarrit.
Ndryshe, aktiviteti i djegies së tokës, shpesh i kryer për të pastruar sipërfaqet për punime bujqësore, është i ndaluar pa leje.