Berisha: Me kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal në Prishtinë, jemi gati për punë

Kosova

Berisha: Me kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal në Prishtinë, jemi gati për punë

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 20:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Bekë Berisha, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, ka bërë të ditur se sot e ka zhvilluar një takim me kandidatët e konfirmuar të AAK-së për Asamblenë Komunale në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se janë gati për një Prishtinë më të mirë, dhe se janë gati për punë e bashkëpunim.

“Me plot energji e ide të reja, diskutuam për hapat që na presin dhe për mënyrën si do t’i japim qytetarëve një zë të fuqishëm në këtë fushatë.

Jemi gati për punë, për bashkëpunim dhe për një Prishtinë më të mirë për të gjithë!”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat