Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR, Ilazi: Është një sukses shumë i madh

Kosova

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR, Ilazi: Është një sukses shumë i madh

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 00:26
Hasnije Ilazi

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në lidhje me këtë ka folur Hasnije Ilazi, Kryetare e Këshillit e cila tha se ky është një sukses shumë i madh.

Ajo u shpreh se jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili ka hyrë në regjistrin evropian.

“Ky është një sukses shumë i madh, sepse jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili ka hyrë në regjistrin evropian dhe është i barabartë tash me të gjitha institucionet evropiane dhe që në njëfarë forme puna jonë dhe jo vetëm puna, njëfarë lloj këmbëngulje, përkushtimi”, u shpreh tutje ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat