Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Kosova

Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 23:17
Foto nga takimi

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me synim koordinimin dhe forcimin e bashkëpunimit për respektimin e rregulloreve dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Drejtori për Siguri dhe Emergjenca si dhe përfaqësues nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës.

Temë kryesore e diskutimit ishte zbatimi i rregullores për orarin e punës të bizneseve të gastronomisë, si dhe ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

Përfaqësuesit e Policisë dhe inspektorët komunal theksuan nevojën për respektim të rreptë të legjislacionit në fuqi, duke paralajmëruar masa konkrete ndaj shkelësve të mundshëm.

Nga ana tjetër, Shoqata e Gastronomëve shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me institucionet relevante dhe u zotua për respektimin e rregullave dhe orarit të përcaktuar.

Takimi u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si një hap pozitiv dhe i nevojshëm për përmirësimin e mjedisit të sigurisë dhe funksionimit të bizneseve në kryeqytet, duke u bazuar në bashkëpunim institucional dhe respektim të ndërsjellë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat