Zjarr i fuqishëm në Dumnicë të Epërme – Rrezikohen shtëpitë e banorëve

Kosova

Zjarr i fuqishëm në Dumnicë të Epërme – Rrezikohen shtëpitë e banorëve

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2025 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malet dhe arat e fshatit Dumnicë e Epërme në komunën e Podujevës, duke shkaktuar panik te banorët lokalë, përcjell Bota sot.

Flakët, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar të depërtojnë afër zonave të banuara.

Sipas dëshmive nga terreni, vatra e zjarrit ka nisur gjatë orëve të pasdites dhe është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat