Fatkeqësi në Viti, digjet stalla me 42 dele, Komuna zotohet për ndihmë

Kosova

Fatkeqësi në Viti, digjet stalla me 42 dele, Komuna zotohet për ndihmë

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj stalla së bashku me 42 dele.

Kjo ngjarje tragjike që ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe emocionale për familjen.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij, “duke theksuar se Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë”.

Kryetari gjithashtu falënderoi njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat