Safet Hoxha emërohet komandant i ri i Stacionit Policor në Suharekë

Kosova

Safet Hoxha emërohet komandant i ri i Stacionit Policor në Suharekë

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Togeri Safet Hoxha është emëruar komandant i ri i Stacionit Policor në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Kapiten Afrim Sylaj, i cili më herët mbante këtë pozitë, ishte transferuar javë më parë në Prizren.

Sylaj kishte konfirmuar për Klankosova.tv se tashmë është caktuar zyrtarisht në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat