Haradinaj kujton Rexhep Kadrijajn e Rrahim Beqirin: Veprat e tyre bënë shqiptarët krenarë

Kosova

Haradinaj kujton Rexhep Kadrijajn e Rrahim Beqirin: Veprat e tyre bënë shqiptarët krenarë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 14:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes, dëshmorët Rexhep Kadrijaj dhe Rrahim Beqiri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se vepra e Rexhep Kadrijajt dhe Rrahim Beqirit i bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Në përvjetorin e shkuarjes në përjetësi, kujtojmë dëshmorët Rexhep Kadrijaj dhe Rrahim Beqiri.

Vepra e këtyre trimave bënë krenarë gjithë shqiptarët. Qoftë i lartësuar përjetësisht emri i tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat