Mendimi për motin: Më ngrohtë e më shumë diell ditëve të ardhshme, maksimalet 28C e 30C

Kosova

Mendimi për motin: Më ngrohtë e më shumë diell ditëve të ardhshme, maksimalet 28C e 30C

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Mendimi për motin – 5.08.2025

Mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell pritet të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite me kalime vransirash, mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu, më shumë pranë zonave malore.

Frynë erë më e theksuar verilindore, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 28C e 30C.

Ditën e enjtë kalojnë vransira përgjatë vendit, por pa mundësi për të reshura.

Nga dita e premtë parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell, e mjaft i nxehtë. Temperaturat gradualisht në rritje deri në 29C e 31C, të enjtën e të premtën. Në fundjavë arrinë vlera prej 34C e 36C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat