Lumi Shtimjanja, që ka qenë i harruar dhe me rrezik për përmbytje, ndotje dhe dëme natyrore, tash po merr trajtimin e merituar nga Komuna e Shtimes.
Kryetari Qemajl Aliu ka thënë në një video-mesazh në Facebook, se me projektin prej mbi 5 milionë eurosh, po bëjnë rregullimin e shtratit të lumit, duke e bërë realitet zotimin tonë.
“Ky investim i madh është dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për ta bërë Shtimen të gjelbër, të pastër, të zhvilluar e me hapësira të mirëmbajtura.
Shtimen e kemi transformuar nga një Komunë e lënë pas dore në një Komunë të urbanizuar me investime milionëshe”, ka thënë Aliu, raporton KosovaPress.