Filluan punimet në kanalin e ujitjes për disa fshatra të Kaçanikut

Kosova

Filluan punimet në kanalin e ujitjes për disa fshatra të Kaçanikut

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 22:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë flluar punimet në projektin e kanalit të ujitjes në Doganaj, Soponicë, Nikaj, Biçec, Kovaçec e Bob.

Nënkryetari i Komunës të Kaçaniku, Sabedin Vishi, tha se gjatësia e kanalit të ujitjes do të jetë 1,750 metra, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit kap shumën prej 70,000.00 euro. 

Deklarata:

"Ky investim kapital synon të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e ujitjes për tokat bujqësore, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Komunën tonë, investim nga buxheti komunal", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat