KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale

Kosova

KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 13:04
Pishina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.

Përmes një njoftimi thuhet se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.

“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit.

Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat