Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 00:56
Ilustrim

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar në perëndim të vendit, përpara se të arrijnë rrebeshet e shiut dhe shkarkesa e rrufesë lokalisht gjatë natës në rang vendi.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 35°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat