Buja pritet me entuziazëm për ndryshimin në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit

Kosova

Buja pritet me entuziazëm për ndryshimin në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 23:16
Shukri Buja

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja (PDK), po vazhdon të mbajë takime me qytetarët, ku po pritet me shumë ngrohtësi.

Njejtë u prit edhe nga Lagjja e Re dhe Lagjja e Akllapit, ku tha se entuziazmi i tyre është garancia e madhe për ndryshim.

”Entuziazmi dhe besimi i banorëve janë garancia më e madhe se së bashku do të sjellim ndryshime, si dhe rritje të investimeve që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.” ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Entuziazëm dhe pritje për ndryshim në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit!

Takim i ngrohtë me shtabin e PDK-së në Lagjen e Re dhe në Lagjen e Akllapit, ku u dëshmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme për PDK-në.

Entuziazmi dhe besimi i banorëve janë garancia më e madhe se së bashku do të sjellim ndryshime, si dhe rritje të investimeve që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.

Përkrah meje ishte edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Fitnetja, pjesë e ekipit fitues që do t’i jap zë vizionit të ri për Lipjanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat