Vdekja tragjike: Automekanikët kaçanikas në zi për kolegun

Kosova

Vdekja tragjike: Automekanikët kaçanikas në zi për kolegun

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 20:50
Orhan Bela

Automekaniku kaçanikas Orhan Bela, 31-vjeçar, vdiq mbrëmë në Obiliq pas një aksidenti që i ndodhi në vendin e tij të punës.

Për këtë rast, kolegët e tij në Kaçanik u solidarizuan duke mbyllur vendpunishten e tyre të martën.

Momentin e kobshëm e përshkroi i vëllai, Ertan Bela.

“Ka shku me marr ni makinë të aksidentume, ka hyrë nër makinë me liru diçka, po për moment ka rrëshqit vetura dhe e ka nxan përfundi”, tha Ertani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat