Berkan Hamza përzgjedhet mbikëqyrës i Gjykatës Themelore Gjakovë, dega në Rahovec

Kosova

Berkan Hamza përzgjedhet mbikëqyrës i Gjykatës Themelore Gjakovë, dega në Rahovec

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 11:45
Berkan Hamza

Në mbledhjen e 351-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), gjyqtari Berkan Hamza është përzgjedhur mbikëqyrës i Gjykatës Themelore Gjakovë, dega në Rahovec, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit të Panelit për përzgjedhje, prezantuar nga anëtari i Këshillit, Artan Abazi, për këtë pozitë kishte aplikuar vetëm Berkan Hamza, i cili mori 88.66 pikë – mjaftueshëm për rekomandim që të votohet nga anëtarët e KGjK-së. Mandati i tij pritet të zgjasë pesë vjet.  Komisioni për vlerësim ishte i përbërë nga:

Besarta Doli – kryetare

Fidan Hoxha – anëtar

Artan Abazi – anëtar

Arjeta Sadiku – anëtare rezervë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat