Me rastin e 35-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut së vitit 1990, kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka nderuar me mirënjohje deputetët shtimjanë që morën pjesë në këtë ngjarje historike Nazmi Fejzullahu dhe të ndjerin Basri Bajrami (post-mort).
Ai po ashtu takoi Nazmi Fejzullahun si dhe familjarët e të ndjerit Basri Bajrami, me të cilët ndanë kujtime dhe ndjenja krenarie për veprën e tyre.
Në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, Komuna e Shtime su përfaqësua nga Nazmi Fejzullahu, Muhamet Shabani dhe Basri Bajrami.
“Ata, së bashku me kolegët e tyre të zgjedhur nga populli, ishin bartës të një ideali të madh shekullor për Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane. Jam thellësisht krenar që nga komuna jonë dolën personalitete të tilla që i dhanë Kosovës kontribut saqë në rrethanat më të vështira të represionit, ata patën guxim ta shpallin Kosovën Republikë.
Respekt dhe falënderim për kontributin e tyre të çmuar deputetëve Nazmi Fejzullahu, Muhamet Shabani, Basri Bajrami dhe të gjithë veprimtarëve, intelektualëve dhe kontribuuesve të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.