Buja: Do të ndërtojmë tre nënkalime moderne që e lidhin qytetin

Kosova

Buja: Do të ndërtojmë tre nënkalime moderne që e lidhin qytetin

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 18:57
Shukri Buja

Gjatë ditës so sotme, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dalë me një premtim goxha të madh për lipjanasit.

Ai tha se në planprogramin e tij qeverisës është ndërtimi i tre nënkalimeve që do ta bëjnë lidhjen e qytetit.

“Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi.
Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!

Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë”, tha ai.

Buja gjithashtu tregoi se ku do të ndërtohen këto nënkalime.

Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.

 I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.

 I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.

“Ky është vizioni ynë:
Një qytet pa ndarje.
Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar
”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat