Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica

Kosova

Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 19:03
Pamje nga takimi

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.

Ahmeti tha se pati nderin të bisedojë me Drenicën, i cili ishte një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës dhe që u plagos gjatë luftës.

Sipas tij, fjalët dhe vlerësimi i Drenicës për punën e ekipit të tij janë motiv i madh për të vazhduar me angazhim.

“Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, deklaroi Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat