Abdixhiku: Vota për LDK-në në Kamenicë është votë për të ardhme evropiane

Kosova

Abdixhiku: Vota për LDK-në në Kamenicë është votë për të ardhme evropiane

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 20:12
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Kamenicë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me qytetarë të shumtë të Kamenicës i dhanë mbështetje kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, profesorit Shaip Surdulli.

“Shaipi, një personalitet me integritet, përvojë e përkushtim të dëshmuar, është gati ta udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit.

Krahas tij është edhe ekipi prej burrave e grave profesionistë për Kuvendin Komunal, të cilët do të jenë zëri i qytetarëve dhe garantuesit e një qeverisjeje transparente e vizionare”, tha ai.

Kryetari Abdixhiku theksoi se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Kamenicën, por për gjithë Kosovën.

“Sepse vota për Lidhjen Demokratike është votë që i jep fund populizmit e dështimit, që ndal gjuhën e urrejtjes dhe sjell zhvillim, dinjitet e një të ardhme evropiane,” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat