Pse vendosi t’i kthehet sërish garës për Kamenicën? – flet Qëndron Kastrati

Kosova

Pse vendosi t’i kthehet sërish garës për Kamenicën? – flet Qëndron Kastrati

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 19:23
Kandidati i Partisë Socialdemokrate për Kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për Kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se vendimi i tij për të garuar në nivel lokal dhe jo në atë qendror është i lidhur ngushtë me ndjenjat dhe respektin që ka për vendlindjen e tij.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kastrati u shpreh se shumë njerëz i kanë sugjeruar të angazhohet në politikën qendrore, por ai ka zgjedhur Kamenicën për shkak të lidhjes emocionale dhe dëshirës për ta zhvilluar atë.

“Ka shumë që më thonë se është gabim që po angazhohem në Kamenicë dhe jo në nivel qendror. Ndoshta për arsye të ndryshme, sepse kur je edhe formator, kërkohesh në nivel qendror.

Por unë lidhem me Kamenicën në mënyrë emocionale dhe të arsyeshme. Kam nevojë të kontribuoj që ai vend të zhvillohet e të përparojë. Kjo vjen prej familjes, prej respektit”, tha Kastrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat