Muharremaj njofton qytetarët për platformën smart ku me një thirrje mund t’i adresojnë shqetësimet

Kosova

Muharremaj njofton qytetarët për platformën smart ku me një thirrje mund t’i adresojnë shqetësimet

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 11:00
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për platformën Smart, qendra ‘’Thirrja e parë’’, e cila platformë do të realizohet përmes shërbimeve të ndërmarrjes EKO THERANDA.

Muharremaj ka thënë se kjo platformë do të lidhë qytetarin direkt me ndërmarrjen, për nevojat publike si mirëmbajtje e hapësirave publike dhe objekteve që do t’i menaxhojë.

Postimi:

Qendra “Thirrja e parë” 

Platformë Smart 

Kjo platformë e cila do të realizohet përmes shërbimeve të ndërmarrjes EKO THERANDA, e cila e lidhë qytetarin direkt me ndërmarrjen, për nevojat publike si mirëmbajtje e hapsirave publike dhe objekteve që do t’i menagjoj.

Pra, me vetëm një thirrje e adreson saktë dhe me kompetencë, shqetësimin apo kërkesën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat