Kryeshefi ekzekutiv i "Termokos" përfundon mandatin trevjeçar, Osmani: Shërbimi ishte privilegj

Kosova

Kryeshefi ekzekutiv i "Termokos" përfundon mandatin trevjeçar, Osmani: Shërbimi ishte privilegj

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike "Termokos" sot ka mbyllur mandatin e tij tre vjeçar në krye të këtij institucioni.

Osmani përmes një postimi në Facebook njoftoi për përfundimin e mandatit të tij, transmeton KosovaPress.

"Përmbyllje e ndershme e një mandati të mundimshëm, sfidues e me sukses të jashtëzakonshëm të ngrohtores", ka shkruar ai.

Ai ka falenderuar bashkëpunëtorët për sukseset që sipas tij shënoi kjo ndërmarrje.

"Po e përmbyllim mandatin 3 vjeçar në udhëheqje të Ngrohëtores së Qytetit "Termokos". Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, sfidues por brenda vetes me sukseset më të mëdha që kjo ndërmarrje ka pasur ndonjëherë. Falenderoj kolegët, stafin dhe qytettarët për bësimin e bashkëpunimin. Krenaria më e madhe mbetet që sot Termokosi është më i fortë dhe më afër qytetarëve të Prishtinës", ka shkruar ndër të tjerash Osmani.

Tutje Osmani tha se shërbimi në ndërmarrje ishte privilegj për të.

"Shërbimi ishte privilegj, arritjet dhe krenaria janë të përbashkëta", përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat