Kurti: Deçanit i duhet një kryetar që nuk ankohet – Faton Selmanaj, punëtor e i sinqertë

Kosova

Kurti: Deçanit i duhet një kryetar që nuk ankohet – Faton Selmanaj, punëtor e i sinqertë

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 16:53
Faton Selmanaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për 4 vite kanë ndarë 60 milionë euro investime për komunën e Deçanit ku përfshihen projekte të ndryshme.

Ai ka thënë se komunës i duhet një kryetar që nuk bën ankesa dhe që punon.

Kurti ka thënë se Deçanit i duhet Faton Selmanaj, punëtor e i sinqertë.

“Në këto katër vjet, mbi 60 milionë euro investime i kemi ndarë për Komunën e Deçanit, përfshirë këtu rrugë, Qendrën Rinore në Deçan, pishinën gjysmë-olimpike që po e ndërtojmë, objektet e shkollave në Lumbardh, Gramaqel, Glogjan dhe Deçan dhe çerdhen për fëmijë, si dhe mbështetjen për fermerë përmes subvencioneve, granteve dhe kanaleve të ujitjes. Na duhet një kryetar i komunës që nuk bën ankesa por kërkesa, që punon ditë e natë dhe bashkëpunon me qeverinë qendrore në të mirë të komunës dhe qytetarëve. Deçanit i duhet Faton Selmanaj për kryetar: punëtor, i sinqertë e besnik”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat