​Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Kosova

​Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e dhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur plan programet për qeverisjen katër vjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:

Lëvizja Vetëvendosje

13:30 - Takim me banorë, lokali "Dolce Tina", Klinë.

14:00 - Vizitë te biznesi KS Group, Klinë.

15:45 - Vizitë biznesit "T’art", Gjakovë.

16:15 - Vizitë në fermen "Korenica Holdin Farm", Kallmeti 41, Gjakovë.

17:00 - Takim Hotel Carshia e Jupave, Gjakovë.

18:00 - Kafe me rini në Tarasse Lounge Bar, Gjakovë.

19:00 - Tubim me qytetarë , shkolla fillore “Yll Morina”, Gjakovë.

20:00 - Tubim me gra dhe të rinj, Rahovec.

18.30 - Tubim në shkollën e fshatit Dobratin, Podujeve.

16:00 - Takim ne Gadime tek restaurant shpella e Gadimes, Lipjan.

Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës

1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Kamenicës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Hotel “Jehona”, Koha: 17:00)

2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me të rinjtë e Komunës së Gjilanit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Shtëpia e Kulturës, Koha: 18:00)

3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Vitisë. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Vendi: Shtëpia e Kulturës, Koha: 20:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës

Vushtrri (Vendi: Sheshi pranë Kalasë së qytetit, ora 18:00)

Takim me banorë, Podujevë (Vendi: Palestra Sportive ”Hakif Zejnullahu”, ora 19:30)

Partia Socialdemokrate

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Komuns së Deçanit, Natyra Kuçi mban konferencë për media. (Selia e PSD,së, Prishtinë, ora 14:00) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat