Blakaj nga Prigoda: Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!

Kosova

Blakaj nga Prigoda: Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 21:57
Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Ukë Blakaj

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Ukë Blakaj ka marrë mbështetje të madhe në Prigoda.

Ai tha se  Prigoda na e dëshmoi edhe njëherë se sa i nevojshëm është ndryshimi në Istog.

Postimi i plotë:

Prigoda na e dëshmoi edhe njëherë se sa i nevojshëm është ndryshimi në Istog.

Në këtë fshat, mikpritja e banorëve dhe gatishmëria e tyre për t’u angazhuar më japin bindjen se jemi në rrugën e duhur.

Folëm hapur për shqetësimet dhe synimet që i kemi për të ardhmen – për projekte që do ta përmirësojnë jetën dhe për një qeverisje që punon me zemër e përgjegjësi.

Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat