Osmani takon banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë

Kosova

Osmani takon banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 22:46
Kandidati lokal Besnik Osmani

Kandidati lokal Besnik Osmani ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës dhe ka diskutuar mbi projektet për zhvillim të qëndrueshëm në këtë lagje.

Sipas Osmanit, këto takime ofrojnë motivim dhe forcë për të ndërtuar projekte konkrete që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë dhe sigurimin e kushteve më të mira për çdo familje në lagje.

“Ky bashkëbisedim na jep forcë dhe motivim që së bashku të ndërtojmë projekte konkrete, të cilat do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, më shumë mundësi për të rinjtë dhe kushte më të mira për çdo familje të kësaj lagjeje. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat