Ahmeti në Mirenë: Përkrahja e qytetarëve, dëshmi e besimit për zhvillimin e Lipjanit

Kosova

Ahmeti në Mirenë: Përkrahja e qytetarëve, dëshmi e besimit për zhvillimin e Lipjanit

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 00:43
Kryetari i komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për një mandat të ri, Imri Ahmeti

Kryetari i komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim në fshatin Mirenë, ku është pritur me atmosferë entuziaste dhe përkrahje të madhe nga qytetarët.

“Sonte në Mirenë, atmosfera e jashtëzakonshme dhe përkrahja e fuqishme janë dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin tonë, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të Lipjanit. Kjo mbështetje e juaja për ne është përgjegjësi për punë të mëdha,” tha Ahmeti.

Ai u shpreh i bindur se mbështetja e qytetarëve do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Me këtë vullnet e gatishmëri, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!” u shpreh kryetari Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat