Kryetari aktual i Komunës së Junikut, njëherit kandidat për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka theksuar sot realizimin e dy projekteve madhore të zotuara në fillim të udhëheqjes së tij, ndërtimin e çerdhes së parë për fëmijë në Junik dhe ndërtimin e shkollës fillore “Edmond Hoxha”.
Shehu tha se këto premtime tashmë janë bërë realitet për qytetarët e Junikut.
“Të dashur junikas,
Një nga premtimet tona kryesore të mandatit të parë ka qenë ndërtimi i çerdhës së parë për fëmijë në Junik si dhe ndërtimi i shkollës fillore “Edmond Hoxha”.
Sot këto premtime janë realizuar në tërësi sepse çerdhja dhe shkolla janë realitet në Junik”, tha Shehu.
Ai tha se puna e tij nuk do të ndalet me kaq.
“Puna jonë nuk ndalet me kaq. Juniku meriton hov të madh të zhvillimit për çka ju siguroj se nuk do të ndalemi së punuari”.