Hyseni: Fryma e fitores së madhe të LDK-së po ndjehet gjithandej Llapit e Gollakut

Kosova

Hyseni: Fryma e fitores së madhe të LDK-së po ndjehet gjithandej Llapit e Gollakut

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 23:37
Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni

Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni është pritur sonte në familjen Maloku, në Batllavë.

“Mikrpritje e mobilizim i jashtëzakonshëm. Fryma e fitores së madhe të LDK-së po ndjehet gjithandej Llapit e Gollakut.

Ky është vullneti qytetar, LDK është shpresa për zhvillimin e komunës sonë me programin e saj konkret që përmirëson mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë pa dallime e diskriminime”, ka shkruar Hyseni.

Ai tutje ka thënë se mashtruesit e diskriminuesit do ta marrin përgjigjen nga qytetarët më 12 tetor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat