​Ruzhdi Shehu: Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë, një premtim tjetër i mbajtur

Kosova

​Ruzhdi Shehu: Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë, një premtim tjetër i mbajtur

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 17:32
Foto nga vendngjarja

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka thënë se gjatë mandatit të parë, kanë ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Sipas tij, ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.

“Të dashur junikas, gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.

Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Zgjedhjet komunale mbahen më 12 tetor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat