Ferati: Përkrahja vazhdon në Cerrcë, mbajmë krenari për trashëgiminë tonë politike

Kosova

Ferati: Përkrahja vazhdon në Cerrcë, mbajmë krenari për trashëgiminë tonë politike

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 19:28
Pamje nga takimi

Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Ilir Ferati, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme në Cerrcë.

Ai ka vizituar truallin e Isa Rexhajt, ku ka njoftuar se ka kaluar çaste të këndshme me familjen dhe me kandidaten e partisë, Liridonën.

“Përkrahja vazhdon në Cerrcë, aty ku ka nisur.

Me përgjegjësi të lartë, mbajmë krenari për këtë trashëgimi politike”, ka shkruar Ferati në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat