“Vushtrria ka ngecur” – Xhafer Tahiri tregon arsyen pse rikandidoi

Kosova

“Vushtrria ka ngecur” – Xhafer Tahiri tregon arsyen pse rikandidoi

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 18:44
Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, ka treguar arsyen se pse ka vendosur të rikthehet sërish me kandidaturë.

Në emisionin “DPT te Fidani” , ai ka theksuar se çështja kyçe është ngecja që, sipas tij, po përjeton aktualisht qyteti për të cilin garon në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Sinqerisht, ka qenë ajo ngecje që ka ndodhur në Vushtrri këto katër vite, si dhe ndjenja për të vazhduar një ndryshim të domosdoshëm në Vushtrri. Pastaj, nga Vushtrria të jemi shembull, e më pas nga Vushtrria të jemi shembull për të gjithë Kosovën.”

“Jam munduar gjithmonë të jem afër qytetarëve të Vushtrrisë, të jem pranë halleve dhe kërkesave të tyre. Këto kohë kam vendosur që gjithë energjinë dhe vullnetin që kam ta kthej në Vushtrri – ta vë në shërbim të saj dijen dhe përvojën time, dhe të vazhdojmë me punë,” ka thënë Tahiri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat