Ismaili me të rinjtë e Kodrës së Trimave: Zbatimi i 5 Zgjidhjeve nis pas 12 tetorit!

Kosova

Ismaili me të rinjtë e Kodrës së Trimave: Zbatimi i 5 Zgjidhjeve nis pas 12 tetorit!

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 13:15
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, është takuar me të rinjtë e Kodrës së Trimave, me të cilët thotë se ka biseduar për energjinë e ndryshimit dhe për rëndësinë e votës më 12 tetor.

Sipas tij, Prishtina funksionalizohet vetëm kur zgjedhin ndryshimin përmes votës.

“Prishtina funksionale bëhet vetëm atëherë kur secili prej nesh e zgjedhim ndryshimin përmes votës.

Kodra e Trimave e ka kuptuar: me 12 tetor e përcaktojmë bashkë të ardhmen tonë dhe të gjithë Prishtinës,” tha Ismaili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat