Për herë të parë në histori, Termokos nis sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit

Kosova

Për herë të parë në histori, Termokos nis sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Termokos ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.

Kjo ndërmarrje, sot ka bërë të ditur se për herën të parë prej ekzistimit të saj, ka nisur sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit.

Arsyeja për këtë vendim është përkeqësimi i kushteve atmosferike.

“NP “Termokos” dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat