Vidhen 28 shtylla metali në Leposaviq, Policia po heton rastin

Kosova

Vidhen 28 shtylla metali në Leposaviq, Policia po heton rastin

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 28 shtylla metali.

Pronari i kompanisë, ankuesi, ka njoftuar se vlera e shtyllave metalike është 280 euro.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se rasti është nën hetime.

“Leposaviq  09.10.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i kompanisë ka njoftuar se në vend-punishtet ku ishte duke punuar i janë vjedhur 28 shtylla metali me vlerë rreth 280 euro. Rasti duke u hetuar”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat