Hajdari fton qytetarët: Ka mbetur edhe një orë – dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj!

Kosova

Hajdari fton qytetarët: Ka mbetur edhe një orë – dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj!

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:12
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në orët e fundit të procesit zgjedhor.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar rëndësinë e çdo vote për të ardhmen e përbashkët:

“Të dashur qytetarë, ka mbetur edhe një orë për ta shfrytëzuar të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj e të komunës sonë. Dilni, votoni! Për veten, për familjen, për qytetin!”

Hajdari u bëri thirrje të gjithëve që të mos e humbasin këtë mundësi për të ndikuar në drejtimin e ri të Drenasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat