Banorët në hall: Ujërat e zeza ”pushtojnë” oborret në Klinë të Mesme

Kosova

Banorët në hall: Ujërat e zeza ”pushtojnë” oborret në Klinë të Mesme

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 11:16
Klinë

Një banor nga Klina e Mesme e Skenderajt është ankuar për ujërat e zeza që, siç thotë, po depërtojnë deri te shtëpia e tij.

Ai tha se me këtë problem po përballet tash e 4 vite.

Në emisionin “Fol me Arin” , ai tregoi se tubacionet janë dëmtuar dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rregullimin e tyre.

“Gypat janë të ndërprerë, janë mbushur dhe pastaj del mbi dhe dhe shkon deri te shtëpia. Qe katër vite jam ankuar”, tha banori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat